Lufthansa do të anulojë pothuajse të gjitha fluturimet e saj për në Gjermani duke filluar nga nesër për shkak të grevës, sipas një njoftimi të linjës ajrore. Më shumë se 130,000 pasagjerë në afro 1,000 fluturime për dhe nga dy qendrat kryesore të Frankfurtit dhe Mynihut janë prekur nga ky vendim, tha kompania gjermane një ditë pasi sindikata Verdi njoftoi një tjetër grevë.
#BREAKING: Lufthansa cancels almost all Wednesday flights due to strike pic.twitter.com/LfXubvWVAM
— dpa news agency (@dpa_intl) July 26, 2022
Sindikata ka lajmëruar një grevë nga ora 03.45 të mërkurën deri në orën 06:00 të mëngjesit të së enjtes për të “rritur presionin” ndaj menaxhmentit, ndërsa kërkon një rritje pagash prej 9.5%. Greva do të përfshijë stafin, kryesisht shërbimet e mirëmbajtjes, por edhe operatorët e avionëve, të cilët janë thelbësorë për mbarëvajtjen e aeroportit.
Kështu, Lufthansa do të duhet të anulojë gjithsej 678 fluturime për në Frankfurt dhe 345 për në Mynih, duke përfshirë 47 për sot për dy qendrat kryesore në Gjermani.
“Ndikimi i grevës mund të çojë në anulime dhe vonesa të fluturimeve të enjten dhe të premten,” tha kompania.
/abcnews.al