Luftëtarit i ikën fitorja nga duart në fund me Laçin

schedule18:14 - 20 Nëntor, 2017

schedule 18:14 - 20 Nëntor, 2017

Luftëtari bëri një tjetër gabim në Superligën shqiptare duke i shpëtuar fitorja nga duart vetëm në fund. Skuadra gjirokastrite shënoi shpejt, që në minutën e tretë, dhe ishte në avantazh deri në minutën e 89-të, kur Laçi barazoi rezultatin. Përballja ishte mjaft e bukur dhe me raste për të dyja skuadrat, pra mund të ishin shënuar më shumë gola.
Abazaj kaloi vendasit në epërsi pas topit të marrë nga Bregu dhe Gjoni barazoi për kurbinasit me një goditje me kokë. Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, u ankua për rastet e shumta të humbura nga ekipi i tij, duke deklaruar se futbollistët nuk kanë qetësi.
Ky barazim e lë Luftëtarin në vendin e tretë nga fundit në renditjen e Superligës, vetëm 3 pikë mbi zonën që të zbret në Kategorinë e Parë. Laçi, ndërkaq, mban vendin e pestë me 15 pikë, një pikë mbi Partizanin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!