Luftëtari shpërbëhet totalisht, ikën edhe një qendërmbrojtës

schedule14:58 - 15 Gusht, 2020

schedule 14:58 - 15 Gusht, 2020

Luftëtari njeh vetëm largime. Edhe pse pa u mbyllur Superiorja thuhej se shumica e lojtarëve ishin nën kontrata dhe do të qëndronin, po ndodh e kundërta.

Shumica e lojtarëve të rinj kanë njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me bluzinjtë dhe i fundit që e bën diçka të tillë është mbrojtësi Franci Lala, një lojtar i dalë nga moshat e Partizanit.

“Dua të njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e Luftëtarit. Falënderoj presidentin, të gjithë shokët e ekipit dhe trajnerët që më kanë përkrahur gjithmonë. Ishte nder për mua të përfaqësoja ekipin e Luftëtarit. Mirënjohje ndaj çdo tifozi gjirokastrit dhe miqve që njoha aty. Me respekt, Franci Lala”, shkruan mbrojtësi në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!