Luftëtari ka më shumë besim se më parë për rezultat pozitiv në kampionat. Edhe pse luan në fushën e Teutës, trajneri Klodian Duro tregon arsyet se përse ndihet më i qetë.
Përgatitja nuk bëhet në qetësi, dhe as që mund të mendohet.
Luftëtari me dy humbje radhazi është nën presionin e rezultatit, sidomos kur ndeshja e radhës luhet jashtë fushe, madje ndaj një kundërshtari të fortë.
Gjithsesi, trajneri Klodian Duro, gjykon se edhe në fushën e Teutës, ka arsye për optimizëm.
Duro mezi pret që të kalojë edhe kjo përballje e Superligës, pasi më pas do të ketë më shumë kohë.
Gjithsesi, Duro pret që të federohen lojtarë që ende nuk janë të gatshëm dhe shpreson që kjo të ndodhë që para ndeshjes me Teutën./ABC News Albania 24/7