Luftëtari pritet të jetë shumë më i fortë gjatë gjysmës së dytë të sezonit në futbollin shqiptar. Kjo e bën trajnerin Hasan Lika që ta presë pa frikë përballjen me Skënderbeun kryesues.
Simestrin e shkuar humbi, por tani nuk është si atëherë.
Luftëtari nuk ka kujtime shumë të mira me Skënderbeun, e megjithatë prej javësh skuadra gjirokastrite është diçka krejt tjetër.
Partizani e Kukësi e kanë ndjerë mirë këtë dhe kjo e bën trajnerin Hasan Lika që të shprehet në këtë mënyrë në prag të sfidës më të vështirë që të jep Superliga.
Luftëtari ka pasur që më parë lojtarë shumë të mirë, por tani është bërë më I fortë.
Ekipit i janë bashkuar shumë futbollistë si sulmuesi Vasil Shkurtaj, mesfushori Kristo Minga që vjen nga Greqia, Lejdi Liçaj e Jakovljeviç nga Flamurtari, si dhe brazilianët Xhakson Fereira e Marko Aurelio, I pari mbrojtës, i dyti mesfushor.
Problemet, ndërkaq, janë fare të vogla./abcnews.al