FSHF konfirmoi ditën e sotme se në fundjavë do të nisë Kategoria e Parë, ndërkohë që janë përcaktuar edhe datat dhe oraret e tetë ndeshjeve të javës së parë. Të dielën luhet vetëm një takim, ai mes Lushnjës dhe Besës, që është veçuar nga të tjerët.
Në grupin A, të gjitha ndeshjet zhvillohen të shtunën prej orës 14:00. Erzeni-Dinamo spikat, ndërkohë që Besëlidhja pret Vorën, Burreli Veleçikun dhe korabi Orikun. Në grupin B Flamurtari ndeshet me Turbinën e Cërrikut.
Elbasani-Egnatia është një tjetër ndeshje e javës së parë, kurse për Pogradeci-Luftëtari ka shumë paqartësi. Gjirokastritët kanë pasur probleme të shumta gjatë kësaj periudhe, për shkak të borxheve që u kanë bllokuar merkaton.
Nuk dihet me çfarë ekipi bluzinjtë do të futen në kampionat. Shumica e lojtarëve janë larguar me hapjen e merkatos dhe Luftëtari mund të paraqitet me ekipin e të rinjve të sezonit të shkuar. Java e parë atyre u ka rezervuar një transfertë kundër Pogradecit. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 1
Grupi A
E shtunë, më 31 tetor, ora 14:00
Besëlidhja – Vora
Burreli – Veleçiku
Korabi – Oriku
Erzeni – Dinamo
Grupi B
E shtunë, më 31 tetor, ora 14:00
Elbasani – Egnatia
Pogradeci – Luftëtari
Flamurtari- Turbina
E diel, më 1 nëntor, ora 14:00
Lushnja – Besa