Luftëtari “çmontohet” dita-ditës, largohen edhe dy titullarë

schedule12:59 - 7 Gusht, 2020

schedule 12:59 - 7 Gusht, 2020

Luftëtari po humbet disa prej lojtarëve të sezonit të shkuar. Mbrojtësi Amer Duka dhe portieri Arlis Shala kanë tërhequr lejekalimet dhe kjo konfirmohet nga vetë klubi bluzi, që ka dalë me një komunikatë.

“Futboll Klub Luftëtari njofton mbylljen e bashkëpunimit me Amer Duka dhe Arlis Shala. Dy lojtarët dhe drejtuesit e klubit kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre, duke u dhënë mundësi futbollistëve të jenë lojtarë të lirë.

Klubi i falënderon lojtarët për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe u uron suksese në jetë dhe në karrierë”, njofton Luftëtari, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë e Parë dhe do tentojë të rikthehet në elitë sa më shpejt të jetë e mundur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!