Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Luftëtarët”, fitore nga distanca/ Ish-kampionia Golden State arrin sukses dramatik në NBA

schedule12:52 - 16 Prill, 2026

schedule 12:52 - 16 Prill, 2026

Nuk është se fitoi i vetëm, por ishte më i rëndësishmi. Stef Kërri e tregoi edhe një herë klasin e tij, një talent të vlerësuar lart edhe nga mbretërit e basketbollit si Lebron Xhejms e Majkëll Xhordan, duke ndihmuar Golden Stejtin që të hidhte hapin e parë drejt plej ofit në NBA.

Ish-kampionët, që këtë sezon të rregullt nuk ishin aspak bindës, ishin në prag të humbjes përballë Klipersave, në duelin që u luajt në Los Anxheles. Pra, në fushë kundërshtare.

Vendasit patën epërsi prej 13 pikësh në pjesën e katërt e të fundit, por Kërri nuk u dorëzua. Njëri nga vëllezërit e dikurshëm “Splesh”, siç quheshin atëherë, shënoi në total 35 pikë në 36 minuta në parket. Nga këto ishin 7 gjuajtje për tri pikë nga 12 të tentuara, pra me mesatare shënimi mbi 55 për qind.



Në tërësi, veterani 38-vjeçar ishte mjaft I saktë, në vazhdim të një sezoni të rregullt ku pati kontribut të rëndësishëm me mesataren 26.6 pikë për ndeshje. Natyrisht, Kërri pati ndihmë edhe nga shokët si nga Drejmond Grin që mbrojti fort yllin kryesor rival, Leonard, apo edhe nga letonezi Porzingis që shënoi 20 pikë dhe bëri shumëçka tjetër.

Suksesi 126-121 bëri që Golden Stejt të jetë në finalen e formatit plej in, në të cilën do të luajë ndaj rivalit ë fortë Feniks Sans, për të siguruar një vend në plej of. Aty, do të kishin përballë rivalin më të vështirë të mundshëm, kampionen në fuqi dhe skuadrën më të mirë të sezonit, Oklahomën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!