Luftë për territore mes bandave shqiptare, si ekzekutoi Hekuran Billa 22-vjeçarin në Angli

schedule12:19 - 12 Qershor, 2020

schedule 12:19 - 12 Qershor, 2020

Hekuran Billa, i cili u ekzekutua mbrëmë në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë është dënuar në Angli me dënim të përjetshëm.

Billa akuzohet se ka vrarë në vitin 2006 Prel Markun dhe është deklaruar fajtor nga gjykata angleze për veprën penale të “Vrasjes”

Në vitin 2006 Billa qëlloi për vdekje Prel Markun, ndërsa plagosi dy të tjerë, Petrit Brahoj, Agron Gjoni.

Por si lindi konflikti që çoi në një të vrarë dhe dy të plagosur?

Mediat angleze i kanë kushtuar vëmendjen ngjarjes së ndodhur asokohe. Në shtypin anglez është raportuar se ngjarja në fjalë ndodhi për shkak të konfliktit për territore mes anëtarëve të mafias shqiptare.

Bandat shqiptare kishin krijuar një skemë vjedhje të makinetave të pagesave në parkingje, në qytetin e Westminster. Anëtarët e bandës këtë skemë e kishin përhapur më pas edhe në qytete të tjera, por patën mosmarrëveshje, për mënyrën e ndarjes së zonave.

LEXO EDHE: U vra kur duhet të ishte përjetë pas hekurave, ILD nis verifikimin për lirimin e Hekuran Billës

Këtu lind edhe konflikti mes tyre, që çoi në një të vrarë dhe dy të plagosur, shkruan abcnews.al.

Pas disa javësh kërcënimesh verbale dhe tensionesh që përshkallëzoheshin, Petrit Brahoj, 31 vjeç, dhe rivali i tij Hekuran Billa (Herland Bilali) , u përleshën natën e 13 tetorit 2006.

Ngjarja ndodhi në një klub ku Hekuran Billa dhe Kujtim Spahiu hapën zjarr. Prel Marku, 22 vjeç, u qëllua në kokë dhe humbi jetën, ndërsa shënjestra e sulmit Petrit Brahoj u qëllua tre herë dhe mbijetoi. Po ashtu i plagosur në këmbë mbeti edhe Agron Gjoni.

Ndërsa pronari i klubit, Musa Prahmani, dhe një klient tjetër shpëtuan pasi u hodhën në dritaren e katit të dytë, shkruan abcnews.al.

Autorët më pas u larguan me një mjet tip Volkswagen. Kujtim Spahiu u dënua me 33 vite burg, pasi u arrestua dy ditë pas ngjarjes, ndërkohë, Hekuran Billa, autori kryesor i sulmit u dënua në vitin 2008  me burgim të përjetshëm, për vrasje me rekomandim që të vuaj një minimum prej 34 vjetesh para lirimit; me nga 15 vjet burgim per dy “Vrasje të mbetura në tentativë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!