Kategoria Superiore nis në orën 13:30, siparin e sfidave të kësaj të shtune, teksa në “Arena Egnatia”, të Rrogozhinës, “Shijakasit” e Erzenit do të presin “Kuqeblutë” e Vllaznisë, në përballjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore, ku pritet një duel tejet i fortë dhe delikat mes këtyre dy skuadrave.
“Vendasit” e teknikut Deliallisi kërkojnë pikë nga një përballje tejet të vështirë për ta, pasi çdo hap pozitiv, qoftë edhe i vogël ndihmon “Shijakasit”, në garën për mbijetesë në “elitën” e Superiores, garë e cila këtë vit pritet të jetë tejet e ethshme, me skuadra si Kukësi, Dinamo, Laçi, Skënderbeu e Teuta, që kanë shumë pak pikë diferencë me njëra-tjetrën.
Në krahun tjetër, Vllaznia e Qatip Osmanit kërkon fitoren e 5-të radhazi, në Superiore, me Grudën, Malan e Balajn, që udhëheqin sulmin “shkodran”, ku objektivi është padyshim sigurimi i 3 pikëve të arta, të cilat, në rast se sigurohen do të krijonin një shkëputje prej 11 pikësh me vendin e 5-të të tabelës.
Formacionet zyrtare:
Erzeni: Puja, Maliqi, Sadiki, Atanda, Zogaj, Alba, Migone, Kahrimanoviç, Zeka, Mihana, Paul Komolafe.
Trajner: Alfred Deliallisi
Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Çoba, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Qatip Osmani /i.m /abcnews.al