Luftë për deputetë, Bardhi po shkon te Berisha?

schedule15:14 - 1 Shtator, 2023

schedule 15:14 - 1 Shtator, 2023

Kuvendin Kombëtar, që Lulzim Basha do e mbledh të shtunën me bujë, injorohet prej Gazment Barhdit, dikur krahu i tij i djathtë, në mbrojtjen e selisë blu.

Rrugët e dy ish-bashkëpunëtorëve janë prerë, kanë marrë drejtime të ndryshme, madje duket se po prodhojnë një bashkim me Berishën.

“PD nuk ka kryetar.”

Bazment Bardhi që edhe për pak do të mbaj postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, vazhdon të mos e njoh Bashën si kreun e PD-së, e për pasojë asnjë prej organeve, që drejtohen prej tij, sikundër është dhe Kuvendin Kombëtar, që e bledh të shtunën.

“Nesër nuk ka Kuvend Kombëtar, nuk e ndjek Bashën ne fb, të di se cfarë bën”

Kjo ndarje me Lulzim Bashën po e con Bardhin në një ribashkim me Sali Berishën. Të dy grupet, që kanë dhe numrin më të lartë të deputetëve demokratë, po negociojnë për të bashkuar forcat. Sali Berisha që ka dhe numrin më të lartë të deputetëve pas vetes, kërton që ti bashkojë ata me ata që ndjekin Gazment Bardhin, që edhe me firmën e Lulzim Bashës, kryeson grupin parlamentar demokrat.

“Grupi me unanimet të plotë, pas disikutimit të secilit, ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me grupin, me deputetët e tjerë, me Gazment Bardhin, me qëllimin më të mirë, arritjen e një bashkimi, pasi konstatohet se ky vullnet ezksion nga të gjithë palët. Ky është një vendim i drejtë”

Por çfarë ndodh nëse Lulzim Basha do të kërkojë të bëj grupin e tij? Cfarë ndodh nëse deputetët që aktualisht janë me Bardhin, ikin sërish tek Lulzim Basha? Lulzim Basha ka vetëm 10 deputetët, përfshirë dhe mandidatin e tij por ama ka logon dhe vulën e PD-së.

“Jam kryetar i grupit parlamentar demokrat”

A do ia heq Basha-Bardhit dhe postin e kreut të grupit të deputetëve, a dp ya shkarkoje ai nga posti I sekretarit te pergjkithshem? Bardhi thotë prerazi se ai nuk ka logo tjetër vecse asaj të PD-së.

“Unë sa të jem deputetë, do të jem i grupit parlamentar demokrat”

Berisha thotë se ka mekanzima që ai dhe të tjerët, sërish të streohen tek PD-ja.

“Është process, ka mekanizma. Po punohet, kur ka vullnet, gjërat realizohen”

Grupi i ri i deputetëve, të Bardhit dhe të Berishës, që do të kenë dominancë në numra në Parlament, mund të shkojë drejt krijimit të një partie të re? Berisha për herë të parë, nuk e mohon këtë mundësi.

” Se si do të vijojë të trajtohet procesi, kjo shqyrtohet në mënyrë të gjithëanshme. Ne do të mbrojmë të drejtat tona”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!