“Luftë” për 3 pikë në Korçë, publikohen formacionet e sfidës Skënderbeu-Partizani

schedule16:36 - 25 Shkurt, 2024

schedule 16:36 - 25 Shkurt, 2024

Pas përfundimit të dy sfidave të para, të javës së 25-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, në orën 17:00 do të zhvillohet sfida e tretë e programuar për këtë javë të sezonit, ku në stadiumin e Korçë, vendasit e Skënderbeut do të presin kampionët në fuqi të Shqipërisë, “Demat e Kuq”, të Partizanit,

Skënderbeu nuk do të shkëputet nga grupi i skuadrave që luftojnë për ”Final Four” dhe beson se mund të marrë pikë të rëndësishme përballë kampionëve që nuk janë në formën maksimale. Ndërsa Partizani, pas barazimit të Egnatias, do të tentojë të shkurtojë diferencën me ekipin kryesues. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Vangjeli, Janaqi, Merlim, Gërco, Liço, Rashica, Nikaj

Trajner: Ivan Gvozdenovic

Partizani: Hoxha, Atanaskoski, Buxhelaj, Sota, Sembene, Hadroj, Mehmeti, Murataj, Rrapaj,  Mensah, Mba

Trajner: Orges Shehi