“Luftë” në Sarandë, të shtëna pafund e britma, momenti i plagosjes së biznesmenit

schedule09:56 - 22 Qershor, 2021

schedule 09:56 - 22 Qershor, 2021

Abcnews.al,  ka siguruar pamjet e momentit të përplasjes së armatosur të ndodhur mëngjesin e të dielës në Sarandë, ku mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi, pronar i një lokali të njohur në këtë zonë. Në videon e filmuar nga një kalimtar i rastit dëgjohen sharjet mes biznesmenit dhe tre personave që qëlluan ndaj tij, duke e lënë të plagosur, Redjan Haderi, Andrea Caushi dhe Visi Caushi (vëllezër). Përplasja e armatosur zgjat për disa sekonda, ndërsa dëgjohen shumë të shtëna.

Sipas burimeve të abcnews.al, janë qëlluar mbi 20 plumba, prej të cilëve disa kapën biznesmenin duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa po ashtu i plagosur mbeti edhe një kalimtar i rastit.

Spiro Iljadhi, pronari i lokalit në Sarandë i cili mbeti i plagosur mëngjesin e djeshëm është ndaluar nga policia. Sipas policisë 35-vjeçari, Spiro Iljadhi u përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë. Ndërkohë më herët policia ka arrestuar 33-vjeçarin, Redjan Haderi pasi akuzohet se është një nga autorët që mori pjesë në plagosjen e biznesmenit. Sakaq në kërkim janë edhe dy vëllezërit Andrea Caushi dhe Visi Caushi, të cilët gjithashtu akuzohen për plagosjen e 35-vjeçarit. e.l/abcnews.al/

Spiro Iljadhi dhe Redjan Haderi