Luftë në pedonalen e Shkodrës për pazaret e drogës, zbardhet ngjarja: U plagos kalimtarja

schedule10:31 - 6 Shkurt, 2020

schedule 10:31 - 6 Shkurt, 2020

Zbardhet brenda pak orësh ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku u plagos aksidentalisht kalimtarja, Liljana Jeremija. Në një njoftim për mediat, policia thotë se tre të rinj, dy nga Durrësi dhe 1 shqiptar i Maqedonisë kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të një të riu nga Shkodra. Ky i fundit është kundërpërgjigjur me armë. Nga të shtënat e dy palëve mbeti e plagosur një 35 vjecarje që u ndodh rastësisht në pedonalen e qytetit. Burimet thanë se përplasja e armatosur ka ardhur për prishjen e pazareve të drogës. 

Policia bën të ditur se” Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 5 shkurt, në pedonalen e qytetit, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy personave mbeti e plagosur një kalimtare, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë ngriti një grup të posaçëm hetimi, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga grupi hetimor, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. U finalizua operacioni policor “Reagimi, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i në flagrancë i shtetasve:

Argjend Rexha, 31 vjeç, banues në Durrës

Ension Buraku, banues në Durrës

Riad Xheladini, 22 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni.

Mirsad Meta shkodran, 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë.

Nga hetimet e kryera në kohë rekord nga grupi hetimor rezultoi se Rexha, Buraku dhe Xheladini kanë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e 5 Shkurtit rreth orës 22:40, në lagjen “Vasil Shanto”, në drejtim të shtetasit Mirsad Meta i cili iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur e plagosur kalimtarja.

Po nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin konflikte të hershme me njëri -tjetrin. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një automjet BMW që i përket shtetasit Mirsad Meta.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!