“Luftë” në Londër, “gjigantët” e Premier League pas “bomberit” meksikan

schedule22:16 - 15 Nëntor, 2024

schedule 22:16 - 15 Nëntor, 2024

Padyshimin më të vogël është një nga “bomberët” më të mirë të momentit. “Ylli” meksikan i “gjigantëve” holandezë, të Feyenoord, Santiago Gimenez ka mahnitur të gjithë Evropën, me performancat e tij fantastike, ku në të gjitha kompeticioniet, sezonin e shkuar, ka arritur të shënojë plot 26 gola, si dhe të dhurojë 8 asistime, në 41 ndeshje.

Për 22-vjeçarin latin, ky është sezoni i tretë, te “tulipanët” e Feyenoord, teksa në sezonin 2022-2023, falë 28 golave të shënuara e 3 asistimeve rivendosi pas plot 6 vitesh mungesë, skuadrën e tij, në “majën” e futbollit holandez, duke arritur të shpallë kampionë të Eredivisie, ku kundërshtarët nuk ishin aspak të lehtë, duke parë skuadra si PSV apo Ajax.

Këto arritje nuk kanë shpëtuar pa u vënë re edhe nga “gjigantët” e futbollit anglez, ku plot katër skuadra, të Londrës janë “çmendur” pas sulmuesit meksikan. Arsenal, Tottenham e Chelsea kërkojnë shërbimet e Gimenez.

Në krahun tjetër, vijnë “Çekanët” e West Ham, ndërsa në fund të listës mbetet skuadra e Nottingham, të cilët kërkojnë një “bomber” potent këtë sezon.  /i.m /abcnews.al