Padyshimin më të vogël është një nga “bomberët” më të mirë të momentit. “Ylli” meksikan i “gjigantëve” holandezë, të Feyenoord, Santiago Gimenez ka mahnitur të gjithë Evropën, me performancat e tij fantastike, ku në të gjitha kompeticioniet, sezonin e shkuar, ka arritur të shënojë plot 26 gola, si dhe të dhurojë 8 asistime, në 41 ndeshje.
Për 22-vjeçarin latin, ky është sezoni i dytë, te “tulipanët” e Feyenoord, teksa në sezonin 2022-2023, falë 28 golave të shënuara e 3 asistimeve rivendosi pas plot 6 vitesh mungesë, skuadrën e tij, në “majën” e futbollit holandez, duke arritur të shpallë kampionë të Eredivisie, ku kundërshtarët nuk ishin aspak të lehtë, duke parë skuadra si PSV apo Ajax.
Këto arritje nuk kanë shpëtuar pa u vënë re edhe nga “gjigantët” e futbollit anglez, ku plot katër skuadra, të Londrës janë “çmendur” pas sulmuesit meksikan. Arsenal, West Ham, Fulham e Chelsea kërkojnë shërbimet e Gimenez, mirëpo “Blutë e Londrës” kërkojnë gjithashtu edhe të sigurojnë shërbimet e snigerianit, Victor Osimhen.
Në krahun tjetër, vijnë “Çekanët” e West Ham, ndërsa në fund të listës mbetet skuadra e Nottingham, të cilët kërkojnë një “bomber” potent këtë sezon. /i.m /abcnews.al