“Luftë” me Ukrainën, fiton Shqipëria/ Pano: Ekipi ishte solid. Tahiri: Bëmë presion aty ku duhet

schedule22:21 - 8 Shtator, 2024

schedule 22:21 - 8 Shtator, 2024

Ish futbollisti i Kombëtares, Ledio Pano thotë se Shqipëria ishte solide në ndeshjen ndaj Ukrainës, të vlefshme për Nations League, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 1-2.

Në emisionin “E diela sprint” në ABC News, Pano u shpreh se Ardian Ismajli, është lojtar cilësor, teksa shtoi se ekipi nuk i la shteg Ukrainës.

Ndërsa trajneri Ermal Tahiri deklaroi se Rey Manaj ishte në formën më të mirë. Sipas Tahirit, sulmi i kombëtares rezultoi efikas.

Ledio Pano: Për mua, 3 ishin lojtarët më të mirë të ekipit, qendra dhe Rey Manaj. Besoj shumë te cilësia e Ismajlit. E tregoi gjatë 90 minutëshit. Bajrami, Manaj dhe Asani, pashë një ekip solid. Mos të kërkojmë te Manaj diçka që nuk e ka, është më tepër lojtar zone. Të gjithë topat që kishte, i mbante dhe priste ekipin. Prisja një Ukrainë tjetër, por nuk e di, ose ishte Ukraina më e dobët, ose ne ia imponuam Ukrainës të luante aq dobët. Unë besoj se vendosja dhe lufta që bëri ekipi, nuk i la shteg Ukrainës.

Ermal Tahiri: Me këtë paraqitje të Ismajlit dhe Kumbullës, qendrën që kishte lojtari i Ukrainës, e mbajtën më së miri. Ekipi kombëtar, ose çdo ekip futbolli ka dy linja, sulmin dhe mbrojtjen. Sulmin e kishim shumë të mirë, dilnin shumë mirë në kundërsulm. Sidomos në pjesën e parë. Manaj ishte në formën më të mirë. Bënim presion aty ku duhet. Nuk na gjeti asnjëherë në kundërsulm.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!