“Luftë kundër inflacionit dhe goditje për Moskën”, G7 vendos kufi në çmimin e naftës ruse

schedule15:50 - 2 Shtator, 2022

schedule 15:50 - 2 Shtator, 2022

Ministrat e financave të G7 kanë njoftuar se do të vendosin një kufi në çmimin e naftës ruse.
Kjo do të ndihmojë në luftën kundër inflacionit duke i dhënë një goditje aftësisë së Moskës për të financuar luftën në Ukrainë, tha Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.

Plani i kufirit të çmimit të naftës është projektuar në mënyrë specifike pwr të reduktuar të ardhurat ruse dhe aftësinë e saj për të financuar luftën e saj të agresionit, sipas marrëveshjes.

Dokumenti i plotë nga ministrat e financave të G7 thotë gjithashtu se ai është krijuar për të kufizuar ndikimin e luftës së Rusisë në çmimet globale të energjisë, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, shkruan BBC.

G7 pretendon se kjo do të funksionojë duke lejuar vetëm ofruesit e shërbimeve të vazhdojnë të bëjnë biznes në lidhje me naftën ruse në det dhe produktet e naftës të shitura me ose nën kufirin e çmimit.

Kjo do të arrihet, thotë dokumenti, duke parandaluar kompanitë e transportit detar të transportojnë naftën ruse përmes detit, nëse ajo nuk është blerë me çmim nën kufirin e çmimit.

Nuk ka ende asnjë detaj se në çfarë niveli do të vendoset kufiri, por dokumenti thotë se kjo do të komunikohet publikisht në një mënyrë të qartë dhe transparente.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!