Fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol është kthyer në rrënoja, si pasojë bombardimeve ruse. Pamjet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies janë vërtet tronditëse.
Tragjedia është se mijëra njerëz janë bllokuar brenda fabrikës, mes tyre edhe foshnja, ndërsa qindra janë ushtarë të plagosur.
Në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura thekson gjithashtu se ushtria ukrainase ka rifituar kontrollin e katër vendbanimeve në rajonin e Kharkiv.
‼️25 civilians, including 6 children, left the surrounded #Azovstal plant in #Mariupol, reported TASS.
Last week, #Russian propagandists claimed that only “Nazis” remained on the territory of the plant and bombed the plant with heavy bombs.
— NEXTA (@nexta_tv) April 30, 2022
Shtetet e Bashkuara kanë informacione se disa forca ruse po largohen nga Mariupol dhe po lëvizin në veriperëndim ndërsa luftimet për kontrollin e portit vazhdojnë, ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA.
Pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin ra dakord “në parim” për të përfshirë OKB-në dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në evakuimin e uzinës Azovstal.
Megjithatë, deklarata se Vladimir Putin do të fokusohet tani e tutje ekskluzivisht në frontin lindor për kontrollin e Donbasit, praktikisht është hedhur poshtë, pasi pas pushtimit të Mariupolit ka lëvizje të trupave ruse në rajonin e Zaporizhijas, në qendër të Ukrainës./abcnews.al/