Takimi mes Tirana B dhe Partizani B, i vlefshëm për Kategorinë e Dytë, është mbyllur në barazim 1-1. Ky derbi, pa plot 4 futbollistë të ekipeve A të zbresin në fushë, nga dy për secilën skuadër.
Mario Morina dhe Edon Hasani luajtën për bardheblutë në këtë sfidë, ndërsa për “Demat”, u aktivizuan Esat Mala dhe Aristoteles Romero. Partizani do të ishte skuadra e parë që do të kalonte në avantazh, me anë të Melanit në minutën e 34-ët.
Tirana B do të barazonte në minutën e 64-ët me anë të Beshiraj, ndërsa gjyqtari kryesor pati shumë punë në këtë takim, duke dhënë plot 8 kartonë të verdhë dhe një të kuq, pasi ndëshkoi në sekondat e fundit futbollistin e Partizanit, Peqinin./abcnews.al
Kategoria e Dytë
Tirana B – Partizani B
Beshiraj 64′ / Melani 34′