Tensionet mes grupi grupit Wagner dhe ushtrisë ruse, janë përshkallëzuar, duke rritjen frikën e nisjes së luftës civile në Rusi. Sipas informacioneve mercenarët e Wagner thanë se kanë marrë peng një kolonel të ushtrisë së rregullt të Putinit.
Koloneli i kapur rob doli në një video të postuar nga grupi Ëagner, në të cilën ai pranoi ‘fajësinë’ e tij dhe tha se ishte i dehur dhe për këtë arsye qëlloi në drejtim të një automjeti të Wagner.
Kjo vjen pas akuzave të Wagner se trupat e rregullta ruse po luftojnë kundër mercenarëve, madje duke vendosur edhe mina kundër tyre. Mercenarët e Wagner kanë luftuar për Putinin në Ukrainë dhe kanë arritur të pushtojnë qytetin Bakhmut pas muajsh luftime të përgjakshme.
Por suksesi i grupit Wagner ka zemëruar komandantët e ushtrisë ruse dhe marrëdhëniet mes tyre janë helmuar ndjeshëm. Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka nisur disa sulme verbale ndaj udhëheqësve ushtarakë të Putinit.
Ai i ka akuzuar ata se kanë urdhëruar trupat e tyre të tërhiqen nga pozicionet e tyre dhe kanë lënë luftëtarët e Wagner të pambrojtur në vijën e frontit.
/abcnews.al