“Luftë bakteriologjike”, kufizimi i orarit ndërgjegjëson qytetarët, në shtëpi pas orës 10

schedule17:12 - 20 Mars, 2020

schedule 17:12 - 20 Mars, 2020

Në rrethet e vendit duket se qytetarët janë zgjuar më herët dhe kanë mbushur plot rrugët, tregjet, dyqanet, bankat apo zyrat e tjera të shërbimeve. Po gjithçka u mbyll para orës 10 pasi më tej rrugët ishin boshatisur nga njerëzit. Vetëm disa prej bankave ka patur qytetarë të shumtë.

Përtej orës 10 ka dhe qytetarë që rrinë në radhë në banka pa mjete mbrojtëse. Në këtë të premte po vijojnë shërbimet dhe përtej orarit të lejuar.

Ndërsa banorët e Vlorës duken më të ndërgjegjësuar për të respektuar radhët dhe oraret ndryshe nga një ditë më parë, por nuk kanë mjete mbrojtëse.

“Unë pak dal, nga një orë, E mbajmë rregullin, duart i lajmë dhe qëndrojmë në distancë”, shprehet një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetare thekson se mban shallin si masë mbrojtëse dhe mban distancën.

Pas orës 10 Policia e Vlorës ju ka bërë thirrje me megafon që të futen në shtëpi.

Banorët e Peshkopisë deri në ora 10 kanë nëpër rrugë aq të shumtë në numër siç e tregojnë e pamjet sa duket si një ditë e zakonshme. Por janë të vetëdijshëm që pas kësaj ore duhet të futen në banesë.

“Kjo është luftë bakteriologjike dhe fatkeqësisht nuk po merren as bakteorologët as epidemiologët, por po merren politikanët dhe kjo është fatkeqësi për ne. Virusin vetëm laboratori e shikon duhet të jemi shumë strikt, sepse është mision”, u shpreh një i moshuar.

Sarandiotët mund ti veçojmë këtë të premte si më shembullorët.

Edhe buzë detit nuk ka asnjë qytetar që të shijojë rrezet e diellit.

Po dhe në Durrës nga pamjet duket qartë se qytetarët janë shumë të pakët.

Ndërsa në Krujë ka ndodhur një situatë jo e pëlqyeshme për banorët ata janë zgjuar që në 7 të mëngjesit për të përfunduar punë nëpër banka po i kanë gjetur të mbyllura.

“Kanë dërguar mesazh që janë në orën 07:00 deri në 09:00 të hapura, ora shënon 08:00, por ende nuk janë të hapura”, u shpreh një tjetër qytetar.

Në Shkodër ka mbizotëruar qetësia dhe askush nuk duket në rrugë nga ora 10 e më pas vetëm policë, shihje nëpër rrugë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!