Një luftanije amerikane rrëzoi të mërkurën një dron Houthi të nisur nga Jemeni, i cili ishte nisur në drejtim të saj. Luftanija iu përgjigj raporteve për një sulm në një anije tregtare, tha një zyrtar i mbrojtjes amerikane, duke folur në kushte anonimiteti.
Zyrtari tha se Houthis kishin sulmuar anijen tregtare Ardmore Encounter me skafe dhe më pas duke gjuajtur dy raketa. Andrmore Encounter nuk raportoi dëme apo lëndime dhe vazhdoi rrugën e saj, tha zyrtari amerikan.
Incidenti erdhi një ditë pasi Houthi-t e Jemenit thanë se goditën një cisternë norvegjeze me një raketë në protestën e tyre të fundit kundër bombardimeve të Izraelit ndaj Gazës, duke nënvizuar rreziqet e konfliktit në zgjerim që ka tronditur Lindjen e Mesme./abcnews.al