Lufta Ukrainë-Rusi, Kodheli: Ulja në tryezë hap pozitiv, biseda mes Macron dhe Putin i hap rrugë armëpushimit

schedule19:30 - 3 Mars, 2022

schedule 19:30 - 3 Mars, 2022

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, aktualish zv.Presidente e Asamblesë Kombëtare të NATO-s, në një lidhje me Skype me ‘Radarin Informativ’ të gazetares Juli Xhokaxhi në Abc, e cilësoi hap pozitiv uljen në tavolinë mes palës ukrainase dhe asaj ruse.

Kodheli tha se mediat ndërkombëtare informuan sot se gjatë një bisede telefonike mes presidentit francez Emanuel Macron dhe atij rus, Vladimir Putin, është rënë dakord për hapjen e koridoreve për civilët, gjë që krijon mundësinë edhe për një armëpushim në ditët në vijim.

‘Që në fillim thjeshtë vetëm ulja në tryezë është një hap i rëndësishëm. Edhe ulja në tryezë sot ishte një hap pozitiv. Para se të konkludohej në tryezën e bisedimeve ka pasur një bisedë të gjatë mes Macron dhe Putin, por nga një komunikatë e Elysse është dhënë një lajm poztiv, ku Macron i ka kërkuar Putin hapjen e koridoreve humane, që është një nga konkluzionet e ditës së sotme, është një hap pozitiv, sa i përket lejimit të grave dhe fëmijëve por dhe një hap i vogël për ndalimin e zjarrit në ditët në vijim’, deklaroi Kodheli.

Më tej ish-ministrja e Mbrojtjes, shtoi se NATo aktualisht është në gatishmëri të plotë për brojtjen e vendeve anëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!