Qeveria ukrainase ka vendosur kufizime në eksportet e disa produkteve bujqësore për vitin 2022 ndërsa është përfshirë nga një pushtim rus, raportoi Interfax Ukraine, duke cituar një vendim të autoriteteve.
Sipas një dekreti të publikuar mbrëmjen e së dielës, tani kërkohet leja nga autoritetet për të eksportuar grurë, mish shpendësh, vezë dhe vaj luledielli.
Kuota u vendosën edhe për eksportet e kafshëve të fermës, mishit të tyre, kripës, sheqerit, tërshërës, thekrës.
Lexo edhe: Bota përballë një katastrofe ushqimore
Ukraina është një eksportues botëror i produkteve bujqësore, por pushtimi rus pengon eksportet dhe kërcënon prodhimin. Rusia dhe Ukraina janë dy nga eksportuesit më të mëdhenj të lëndëve të para bujqësore. Çmimi i grurit dhe misrit në tregun europian ka arritur tashmë një nivel rekord.
Kujtojmë se për shkak të luftë edhe në Shqipëri janë rritur çmimet e ushqimeve bazë. /abcnews.al