Lufta, Ukraina kërkon 300 miliardë dollarë dëmshpërblime nga Rusia

schedule08:35 - 9 Shtator, 2022

schedule 08:35 - 9 Shtator, 2022

Ukraina po kërkon më shumë se 300 miliardë dollarë dëmshpërblime nga Rusia, tha ministri ukrainas i Drejtësisë Denis Maliuska.

Kievi dëshiron që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të miratojë një rezolutë që do të lejonte krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar për të kërkuar dëmshpërblime lufte, tha Maliuska në një intervistë.

Megjithëse vlera e dëmtimit të infrastrukturës së Ukrainës për shkak të pushtimit të ushtrisë ruse vlerësohet të jetë shumë më e lartë se shuma e cituar nga ministri ukrainas i drejtësisë.

Përveç kërkesës për fondet e ngrira të shtetit rus, Maliuska tha se Kievi do të kërkojë të dorëzojë fondet dhe asetet e ngrira jashtë vendit të kompanive shtetërore ruse dhe oligarkëve rusë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!