Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta tregtare, Trump pranon kërkesën e Von der Leyen për negocim të tarifave, shtyn afatin

schedule07:36 - 26 Maj, 2025

schedule 07:36 - 26 Maj, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte kërcënuar të vendoste tarifa prej 50% nga 1 qershori për mallrat që vijnë nga BE-ja, por kjo datë tani është shtyrë deri më 9 korrik për të lejuar më shumë kohë për negociata.

Ky vendim i Trump vjen pas telefonatës së zhvilluar me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në një deklaratë për mediat, Trump tha se ishte kërkesa e Von der Leyen për ta shtyrë deri më 9 korrik dhe se synojnë të nisin negociata serioze.

“Unë pranova zgjatjen e vendimit për tarifat nga 1 qershori, për në  9 korrik 2025 – Ishte privilegji im ta bëja këtë”, ka thënë mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!