Lufta tregtare SHBA-Kinë, këndvështrimi i botës në biznes ndryshon totalisht

schedule09:20 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 09:20 - 26 Dhjetor, 2019

Lufta tregtare-SHBA-Kinë ka çuar në disa ndryshime thelbësore në mënyrën sesi bota po bën biznes.

Korrespondentja e Biznesit në Azi të BBC-së Karishma Vaswani tregon se disa mënyra kanë ndryshuar përgjithmonë tregtinë globale.

Politika e Donald Trump ” Amerika mbi të gjitha” nuk kishte të bënte vetëm me Kinën.

Ai ka nënshkruar marrëveshje të tjera tregtare me Meksikën, Kanadanë Japoninë, Korenë madje dhe me Indinë.

Por janë tre gjëra që s’mund të kthehen më si më përpara pavarësisht marrëveshjeve tregtare.

Pa mbështetjen e SHBA-së në çështjet globale ne do të shohim një tension në marrëveshjen klimatike me Parisin, mosmarrëveshje me  traktatin atlantik të veriut,  qoftë dhe me NATO dhe një mosmarrëveshje se si do ia dalin me çështjet e privatësisë dhe sigurisë së vendit.

Përpara marrëveshjes se SHBA-së dhe Kinës, bota po shikonte biznesin në një mënyrë tjetër.

Çdokush ishte i lirë të bënte biznes kudo në botë, e vetmja gjë që duhej të mendoje ishte se cili vend ishte i përshtatshëm  për ty dhe sa do të kushtonte, por papritmas gjithçka ndryshoi.

Tashmë çdo gjë është e lidhur më politika interesi.

Por  me atë çfarë ndodhi me Kinën kuptuam se Kina nuk do tërhiqej pas por do të vazhdonte të ishte më e fortë se kurrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!