“Lufta të përfundojë”, reagimet pas takimit të liderëve koreanë

schedule19:30 - 27 Prill, 2018

schedule 19:30 - 27 Prill, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përshëndetur takimin mes liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe Presidentit të Jugut, Moon Jae-in. Kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkoi që lufta mes dy Koreve të përfundojë. Ndërsa Rusia kërkon që të marrë pjesë në negociatat për paqe.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përshëndetur zhvillimet e fundit në Gadishullin Korean. Si gjithmonë me anë të Twitterit, kreu i Shtëpisë së Bardhë nënvizon se shumë gjëra pozitive do të dalin nga takimi mes liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe presidentit të Jugut, Moon Jae-in.

“Pas një viti të tërbuar me lëshime raketash dhe testime bërthamore, po zhvillohet një takim historik midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Gjëra të mira po ndodhin, por vetëm koha do t’i zbulojë!”, shkruan Trump në Twitter. Ndërsa më tej Presidenti amerikan shton:

“Lufta mes dy Koreve duhet të përfundojë! Shtetet e Bashkuara, dhe të gjithë qytetarët e saj, duhet të jenë shumë krenarë për atë që po zhvillohet në Kore!”.

Për këtë takim, më herët pati edhe një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë.

“Shpresojmë që mbledhjet të arrijnë progres drejt një të ardhme paqeje dhe prosperiteti për të gjithë gadishullin Korean. SHBA-të vlerësojnë koordinimin e ngushtë me aleatin tonë, Republikën e Koresë, dhe presin vazhdimin e diskutimeve të rëndësishme në përgatitjet për takimin e parashikuar mes presidentit Donald Trump dhe Kim Jong-un në javët e ardhshme”, shkruan komunikata.

Ndërkohë, nga ana tjetër edhe Rusia kërkon që të përfshihet në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy koreve. Ministri i Jashtëm i Moskës, Sergej Lavrov, tha është i gatshëm që të lehtësojë bashkëpunimin mes Phenianit dhe Seulit, përfshirë fushën e transportit hekurudhor, gazin dhe energjinë elektrike.

“Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe Presidenti i Jugut Moon Jae-in, u përqafuan pasi premtuan më parë se do të punojnë për çarmatosjen bërthamore të plotë të gadishullit Korean”, tha zyrtari i Kremlinit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!