Lufta shkatërroi ekonominë, Ukraina rrit normat e interesit për herë të parë nga nisja e pushtimit

schedule15:25 - 2 Qershor, 2022

schedule 15:25 - 2 Qershor, 2022

Ukraina e ka rritur normën kryesore të interesit në nivelin më të lartë në 7 vite, ndërsa ky është shtrëngimi i parë i politikave monetare që nga nisja e pushtimit.

Norma u ngrit nga 10% në 25%, dhe në një konferencë guvernatori i Bankës Qendrore Kyrylo Shevchenko bëri thirrje për bisedime me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një program të ri ndihme,  raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Lufta ka shkatërruar ekonominë e vendit duke bërë që shumë biznese të mbyllen ndërsa infrastruktura është shkatërruar dhe rrugët e transportit detare janë bllokuar.

Banka Kombëtare e Ukrainës (NBU) kishte ngrirë normën e saj kryesore në 10% kur filloi pushtimi, por javën e kaluar sinjalizoi se mund të rifillonte rishikimet e rregullta të politikave monetare pasi aktiviteti i biznesit u rikuperua pjesërisht në pjesë më të sigurta të vendit.

Masa për të rritur normën e interesit e çon atë në nivelin më të lartë që nga viti 2015, kur ekonomia e vendit u prek nga aneksimi i Krimesë prej Rusia dhe lufta në rajonin lindor të Donbasit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!