Lufta Rusi-Ukrainë, Papa Françesku: Selia e Shenjtë po ndërmjetëson shkëmbimin e pengjeve

schedule08:23 - 29 Janar, 2024

schedule 08:23 - 29 Janar, 2024

“Selia e Shenjtë po përpiqet të ndërmjetësojë për shkëmbimin e të burgosurve dhe kthimin e civilëve ukrainas”.

Kështu është shprehur Papa Françesku në një intervistë për “La Stampa” për luftën në Ukrainë.

“Në veçanti po punojmë me Maria Llova Belova, komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve për riatdhesimin e fëmijëve ukrainas të sjellë me forcë në Rusi. Disa tashmë janë kthyer në familjen e tyre”, deklaroi ai.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Berlinit që të mbledhë partnerët e BE-së për t’i ofruar vendit të tij më shumë ndihmë, mes shqetësimeve në rritje se ndihma nga SHBA, kontribuesi më i madh, mund të përfundojë.

Presidenti i SHBA Joe Biden përballet me një bllokadë republikane për mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën.

Duke iu përgjigjur pasigurisë, Zelensky i tha transmetuesit publik gjerman ARD se shumica e politikanëve amerikanë mbështesin Kievin dhe se rezistenca ndaj ndihmës vinte thjesht nga “republikanët individualë”.

Megjithatë, ai bëri presion për më shumë veprime nga Berlini.

Ndërkohë, një raketë ruse goditi një zonë industriale në rrethin qendror të Ukrainës, Kremenchuk, tha guvernatori rajonal.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!