Lufta, përfundon raundi i tretë i negociatave Rusi-Ukrainë: Zhvillime pozitive

schedule19:00 - 7 Mars, 2022

schedule 19:00 - 7 Mars, 2022

Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës përfundojnë raundin e tretë të negociatave për luftën, thotë ambasada ruse. Sipas The Guardian takimi ka përfunduar me “zhvillime të vogla pozitive” në lidhje me korridoret e mundshme humanitare.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një negociator ukrainas konfirmoi se kishte pasur zhvillime të vogla. Bëhet fjalë për negociatorin Mykhailo Podolyak i cili tha se bisedimet nuk “përmirësuan ndjeshëm situatën” në tërësi.

Krijimi i korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e shkatërruara nga lufta ka rezultuar i vështirë ditët e fundit, me Ukrainën që akuzon Rusinë për vazhdimin e bombardimeve të saj.

Civilë, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë gjatë përpjekjes për të ikur. Raundi i parë i bisedimeve, u bë më 28 shkurt, ndërsa i dyti më 3 mars, të dyja u zhvilluan në Bjellorusi.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të takohen të enjten në Antalia, Turqi, sipas ministrisë së jashtme ruse. Kjo ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!