“Lufta” për nëndetëset, Franca fut në lojë Indinë dhe “godet” SHBA-në: Europa mbrohet vetë

schedule19:37 - 18 Shtator, 2021

schedule 19:37 - 18 Shtator, 2021

Franca është vendosur në lëvizje pas paktit trepalësh mes SHBA-së, Britanisë dhe Australisë për nëndetëset, që e nxori bllof Parisin.

Ministri i Jashtëm francez Yves Le Drian zhvilloi një bisedë telefonike dhe u pajtua me homologun e tij indian që të dy vendet të punojnë së bashku në një program për të promovuar “një rend ndërkombëtar vërtetë shumëpalësh”, njoftoi sonte Ministria e Jashtme franceze.

Jean-Yves Le Drian dhe Subrahmanian Jaisanar gjithashtu ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin e tyre strategjik bazuar në “një marrëdhënie besimi politik midis dy shteteve në Indo-Paqësor“, shtohet në deklaratë.

Lexo edhe: “Lufta” për nëndetëset, pse Franca është kaq e zemëruar me paktin trepalësh?

Tronditja e humbjes së kontratës gjigante me Australinë ka ngritur gjithashtu pikëpyetje në politikat franceze. Clemente Bonn, Ministri i Çështjeve Evropiane ngriti sot pyetjen pse Shtetet e Bashkuara duhet të sigurojnë mbrojtjen e Evropës.

Neve na takon ta bëjmë atë, ne kemi njohuritë, mjetet financiare dhe aftësinë” tha ai në një intervistë për televizionin “France24” duke i çuar një mesazh të fortë SHBA-së.

Bon shprehu zemërimin e tij për qëndrimin e Londrës, duke thënë se ishte kthyer në një marrëdhënie të varur me Uashingtonin pas tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Ai ishte gjithashtu i ashpër ndaj australianëve “Unë nuk e di se si mund t’i besojmë partnerëve tanë australianë tani. Nuk ishte një lëvizje kundër Francës, ajo minon besimin e Evropës” tha ai.

Një ditë më parë Parisi tërhoqi ambasadorët nga SHBA dhe Australia, “për konsultime” duke e cilësuar “thikë pas shpine” paktin trepalësh SHBA-Britani-Australi (lexo ketu)./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!