Lufta për marrjen e Kievit, SHBA: Rusia në vend numëro

schedule17:33 - 1 Mars, 2022

schedule 17:33 - 1 Mars, 2022

Përparimi rus në Kiev mbetet “në thelb… aty ku ishte dje”, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane.

Rusët jo vetëm po përballen me probleme “karburanti dhe mirëmbajtjeje”, por po tregojnë shenja se po u mbarojnë ushqimet, pohoi zyrtari.

Më tej ai përmendi një numër arsyesh të mundshme për ngecjen, duke përfshirë rezistencën ukrainase.

CNN raportoi më herët se SHBA beson se Rusia po përdor fuqi më të madhe zjarri dhe sisteme armësh më shkatërruese pas ngecjeve të vazhdueshme në Ukrainë.

“Ata do të rigrupohen, do të përshtaten, do të ndryshojnë taktikat e tyre”, tha zyrtari, duke shtuar se ministria ruse e mbrojtjes pranoi hapur se do të synonte zonat civile në Kiev.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!