Lufta, Pentagoni: Ukraina ka marrë avionë shtesë

schedule21:50 - 19 Prill, 2022

schedule 21:50 - 19 Prill, 2022

Sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Ukraina “ka marrë avionë shtesë”.

Amerika po punon për të çuar armët në Ukrainë me shpejtësi “të paprecedentë,” tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes më herët.

Që nga fillimi i pushtimit, administrata Biden ka autorizuar 2.3 miliardë dollarë dërgesa armësh dhe pajisjesh në Ukrainë të nxjerra nga inventarët e SHBA-së, si dhe 300 milionë dollarë të tjera si pjesë e Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila blen armë nga prodhuesit.

Lexo edhe: Amerika nuk ndalet, Biden dërgon artileri shtesë në Ukrainë

Procesi i autorizimit të dërgesës së pajisjeve nga inventarët ushtarakë amerikanë në vendet e tjera, i cili ka marrë javë ose muaj në të kaluarën, mund të zgjasë jo më pak se 48-72 orë, tha zyrtari.

Sekretari i Mbrojtjes më pas nënshkruan një memorandum që miraton tërheqjen e inventarit të SHBA, Presidenti i SHBA drejton tërheqjen dhe Sekretari i Shtetit i SHBA nënshkruan një memorandum që udhëzon Departamentin e Mbrojtjes ta ekzekutojë atë. Më në fund, DSCA nxjerr urdhrin për të ekzekutuar tërheqjen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!