Lufta, paralajmëron Borrell: Duhet të jemi vigjilentë për impaktin e krizës në Ballkan

schedule21:18 - 27 Shkurt, 2022

schedule 21:18 - 27 Shkurt, 2022

Nga Erisa Zykaj

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell ka shprehur hapur shqetësimin e Bashkimit Europian për rrjedhojat e krizës së agresionit rus në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor.

Borrell është shprehur gjatë konferencës përmbyllëse për shtyp në Bruksel në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, se BE-ja i frikësohet impaktit në Ballkanin Perëndimor që mund të ketë agresioni rus në Ukrainë.

Borrell është shprehur se BE-ja frikësohet se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë.

“Ne jemi gati të furnizojmë ushtrinë ukrainase me avione luftarake. Nuk po flasim këtu për municione. Ne do furnizojmë Ukrainën me armët më të rëndësishme për të shkuar në luftë. Ministri Kuleba (Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës) na ka thënë se ata kanë nevojë për avione luftarake në këtë stad. Ne e dijmë se për çfarë avionesh bëhet fjalë dhe disa shtetet anëtare i kanë këto avione. Kufinjtê perëndimorë të Ukrainës janë të hapur. Ka disa shtete anëtare që duan të furnizojnë Ukrainën me armatim shtesë përveç atij të Bashkimit Europian dhe ata mund ta bëjnë këtë, duke qenë se kufinjtë janë tê hapur,” është shprehur Borrel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!