Lufta nuk kursen askënd, dy futbollistë kanë vdekur nga sulmet në Ukrainë

schedule19:42 - 1 Mars, 2022

schedule 19:42 - 1 Mars, 2022

Mes viktimave të konfliktit në Ukrainë janë edhe dy futbollistë të rinj.

Në një postim në Twitter, FIFPro, federata ndërkombëtare e futbollistëve profesionistë, konfirmoi vdekjen e Vitali Sapylo, 21 vjeç i cili luante për Karpaty dhe Dmytro Martynenko, 25-vjeçari i FC Hostomel.

Sapylo u vvra në një betejë afër Kievit, ndërsa Martynenko, u vra nga një bombë që ra në shtëpinë e tij ku bashkë me të edhe nena e tij, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!