Politologu Alban Daci, në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, foli për konfliktin në Lindjen e Mesme, duke thënë se Irani prezumohet të ketë raketa me rreze të lartë veprimit.
Gjatë intervistës, Daci nënvizoi se Irani nuk e ka pranuar asnjëherë Izraelin. Më tej u shpreh se konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon të kthehet rajonal, dhe se sipas tij situata ‘mund të ndryshojë nëse Irani sulmin një vend të BE, këtu sipas tij bëhet fjalë për Qipron’.
“Presidenti Trump po nis një përsëritje të strategjisë të George Ë Bush. Në rastin e Iranit situata është pak më ndryshe sepse ka sasi të konsiderueshme të Iranit. Rreth 90 % është i pasuruar. Dhe sipas informacioneve që qarkullojnë me luftën e parë mesa duket nuk kanë arritur ta dëmtojnë këtë rezervë ë uraniumit. Mendoj që kjo luftë ishte e parashikuar për shkak se justifikimi amerikan qëndron në dy gjera. Irani prezumohet që mund të ketë raketa me rreze të largët veprimi, dhe tjetra se Irani është shumë pranë prodhimit të bombës atomike…”, tha ai.
Sa i përket qëndrimeve të presidentit amerikan Donald Trump, ai tha se ka marrë një mision të tillë men një NATO që nuk është e bashkuar dhe po ashtu me një Perëndim që nuk është gjithashtu i Bashkuar. Sipas politologut Daci, nëse Irani do të sulmonte Turqinë, kjo e fundit nuk do të ngurronte edhe në dërgimin e trupave tokësore.
“Pra në këtë momente, politika e jashtme e Trump do të jetë për të forcuar Bashkimin Europian. Edhe pse kemi pasur deklarata që marrëdhëniet nuk janë si më parë, referuar këtu edhe kritikave për Britaninë. Ajo që është e paparashikuar është fakti se ky konflikt rrezikon të kthehet në konflikt rajonal. Nëse Irani do të sulmonte Turqinë, ajo nuk do të ngurronte edhe në dërgimin e trupave tokësore”, tha mes të tjerash ai.


