Lufta në Ukrainë, Zelensky: “Nuk do të falim dhe nuk do të harrojmë”

schedule08:28 - 7 Mars, 2022

schedule 08:28 - 7 Mars, 2022

Gjatë një fjalimi, Zelenskiy paralajmëroi se do të ndëshkonte ata që kanë kryer mizori në Ukrainë , duke shtuar se “i vetmi vend i qetë” që i pret ata do të ishte varri.

Ne nuk do të falim shtëpitë e shkatërruara. Raketat që kanë goditur qytetet tona, popullin dhe fëmijët tanë. Ne nuk do të falim pushkatimin e njerëzve të paarmatosur. Shkatërrimin ë infrastrukturës sonë.

Dhe Zoti nuk do t’i falë këto mizori,  as sot as nesër as kurrë. Nuk mund të fshihesh nga ky realitet. Nuk mund të fshihesh nga vrasjet në Ukrainë”, tha Zelensky.

/abcnews.al