Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Kam një plan, do t’ia dorëzoj Harrisit dhe Trump

schedule12:59 - 8 Shtator, 2024

schedule 12:59 - 8 Shtator, 2024

Gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, Zelensky akuzoi Iranin se i ka dorëzuar Moskës raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

“Kemi informacione të sigurta se Irani për të disatën herë ka ndihmuar armikun tonë me municione”, deklaroi fillimisht presidenti i Ukrainës.

“Ne po e sjellim luftën në Rusi në mënyrë që Putini të ndjejë presionin”, tha Zelensky dhe më pas shtoi: “Italia po bën gjithçka për të çuar përpara formulën e paqes dhe unë kam një plan, të cilin do t’ia tregoj Harris dhe Trump”.

Gjatë natës ka pasur luftime të ashpra në qytetin Pokrovks, ku sipas raportimeve të BBC, rusët kanë ekzekutuar disa ushtarë ukrainas që ishin dorëzuar.

Ndërsa presioneve të shpeshta të Kremlinit për përdorimin e armëve bërthamore u është përgjigjur shefi i CIA-s, Uilliam Burns. Në një dalje të fundit për mediat ai u ka bërë thirrje liderëve perëndimorë që të mos frikësohen nga kërcënimet bërthamore të Putinit, por të vazhdojnë me planin e ndihmës ndaj Ukrainës.

/abcnews.al