Lufta në Ukrainë, Zelensky bisedon me Johnson: Kemi nevojë për mbështetjen e aleatëve tanë

schedule09:16 - 25 Shkurt, 2022

schedule 09:16 - 25 Shkurt, 2022

Presidenti ukrainas Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, sipas një mesazhi të postuar në Twitter.

Ai bëri thirrje për sanksione më të ashpra dhe më shumë mbështetje, duke theksuar se Ukraina ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e aleatëve të saj.   Ndërkohë, kryeministri britanik shprehu admirimin për guximin e forcave të Ukrainës, raporton abcnews.al

Të dy lidërët diskutuan sanksionet ndaj Rusisë dhe mbështetjen për qeverinë ukrainase. Presidenti Zelensky u kërkoi gjithashtu udhëheqësve perëndimorë të inkurajonin protestat kundër luftës në Rusi.

Johnson nga ana tjetër premtoi se do të bëjë gjithçka që mundet. Ai i tha udhëheqësit ukrainas: “Mbaje mend këtë Volodimir, ne besojmë se Putin do të dështojë dhe ky është  objektivi kryesor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar”

/abcnews.al