Një shkollë është goditur nga një raketë ruse në qytetin Kharkiv, sipas njoftimit të zyrtarëve ukrainas.
Fotografitë e shpërndara në internet tregojnë një vrimë në murin e godinës, me bankat dhe karriget për tokë nga sulmi rus.
Më herët autoritet ukrainase përgënjeshtruan deklaratën e Miosnitrisë s ëMbrojtjes ruse, e cila pretendonte se ushtria kishte marre nën kontroll Kharkivin.
У Харкові ворожий снаряд потрапив у школу.
#CloseTheSkyOverUkraine#PutinHitler #StopPutin #StopRussia pic.twitter.com/U05v2oijnp— Верховна Рада України (@verkhovna_rada) March 2, 2022
Kharkiv ndodhet afër kufirit Ukrainë Rusi.
Lexo edhe: Bilanci tragjik, më shumë se 2 mijë civilë janë vrarë deri më tani në Ukrainë
Më shumë se 2 mijë civilë janë vrarë deri më tani nga sulmet e njëpasnjëshme ruse, sipas autoriteteve të vendit, shkruan BBC
Sot është dita e shtatë e luftimeve mes dy vendeve, me ekipet e shpëtimit që kanë arritur të shuajnë më shumë se 400 zjarre që shpërthyen pas bombardimeve ruse në të gjithë vendin dhe çaktivizuan 416 eksplozivë.
“Gjatë shtatë ditëve, që kur ka filluar lufta, Rusia ka shkatërruar qindra qendra transporti, ndërtesa rezidenciale, spitale dhe kopshte,” thanë autoritetet./abcnews.al/