Kryeministri finlandez, Peteri Orpo thotë se lufta në Ukrainë ishte një thirrje zgjimi për të gjithë. Duke folur në seancën plenare të PE-së, ai shtoi se Finlanda duhet të ruajë kufijtë e jashtëm nga Rusia.
“Lufta në Ukrainë ishte një thirrje zgjimi, ne nuk duhet të varemi më nga të tjerët për energjinë dhe sigurinë tonë. Forcimi i mbrojtjes dhe forcimi i kufijve tanë janë shtyllat kryesore.
Moska po shtyn qytetarët e vendeve të treta në kufijtë tanë lindorë, numrat janë ende të ulët, por fenomeni është shqetësues. Ne duhet të ruajmë kufijtë e jashtëm nga çdo sulm hibrid.
Ne kemi mbyllur kufirin tonë lindor dhe po përgatisim rregulla ad hoc për të mbrojtur të gjithë BE-në”, u shpreh ai./abcnews.al