“Lufta në Ukrainë test për Perëndimin”, Ish-Ministri i Jashtëm: Inkurajim për Serbinë zyrtare

schedule12:57 - 24 Shkurt, 2022

schedule 12:57 - 24 Shkurt, 2022

 Arian Starova, ish-ministër i Jashtëm i ftuar në “ABC Live” ka komentuar situatën në Ukrainë pas sulmit për pushtim nga Rusia, duke thënë se ka kontaktuar me shqiptarë që ndodhen atje.

Sipas Starovas gjendja është e trishtueshme ndërsa pret një reagim të fortë nga Ukraina, e cila sipas tij duhet t’i thotë stop agresionit nga Rusia.

“Kam qenë në lidhej me shqiptarët atje. Se nuk lëvizin dot qytetarët. Po përdorin vendstrehime. Gjendja është e trishtueshme. Është një popull 40 milion dhe nuk do qëndroj kështu. Se thonë që rusi është me Rusinë, por të mos harrojmë se edhe rusët që janë në Rusi duan lëshim nga autoriteti.” tha Starova.

 “Duke pasur parasyshë traditën pres një reagim të fuqishëm. Do i thonë boll tani duhet thënë ndal” ka shtuar ai.

Por sa ndikim do të ketë lufta në Ballkan? Për ish-ministrin e Jashtëm, kjo luftë në Ukrainë mund të sjellë inkurajim për Serbinë.

“E kam një shqetësim të tillë. Dhe është një inkurajim për Serbinë zyrtare. Serbinë e Vuçiçit. Ai ka deklaruar se nuk e njoh Kosovën dhe mund të bëjë edhe ndonjë aventurë. Dhe nuk e di se sa fije po e mbajnë për integrimin në BE. Mundet dhe shpresojmë që jo.”

“Hedhja në erë e dialogu. Të shikojmë është gjithçka që zhvillohet ditë pas dite. Ka filluar të përdoret termi gjeopolitik dhe jo vetëm territori. Territori bashkë me mënyrën dhe regjimet, Rusisë nuk i pëlqen. Nuk e zgjidh problemin pushtimi se prapë edhe në se e pushton do ketë në kufi vende demokratike. Niset nga psikologji të skaluar. Ndoshta është Putini i interesuar për ekonomi. Është hambar për drithërat Ukraina. Por kam përshtypjen se ideja është për të treguar se regjimi autoritar funksionon. Është një luftë e ftohtë sërish.”  ka shtuar Starova.

“Rendi botëror nuk ndryshon sado i fuqishëm mund të jetë një shtet.”

Për Starovën ky është një test i madh për Perëndimin, pasi po cënohen parimet që ka ndërtuar prej vitesh.

“Po kërkohen ndryshimet e kufijve. Ose t’i thuhet ndal. Është një test i fuqishëm për perëndimin se sa reziston për parimet e veta” tha Starova. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!