Një alarm ajror u ngrit në zonën e Odessa për shkak të një sulmi me dron.
Paralajmërimi u dha nga forcat ajrore ushtarake të cilat pikasën një grup avionësh pa pilot që po i afroheshin bregut nga Deti i Zi.
Gjithashtu shpërthime u raportuan edhe në rajon.
Ndërkohë autoritetet në Moskë njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan më shumë se 40 avionë në rajonin e Rostovit dhe një nënstacion elektrik u dëmtua.
/abcnews.al/