Lufta në Ukrainë, shpërthim i madh në bazën ajrore Melitopol

schedule16:58 - 24 Shkurt, 2022

schedule 16:58 - 24 Shkurt, 2022

CNN ka verifikuar pamjet që qarkullojnë në mediat sociale të një shpërthimi në bazën ajrore Melitopol në Ukrainën juglindore.

Videot filluan të qarkullojnë në mesditë dhe tregojnë një shtëllungë të madhe tymi pranë aeroportit, e ndjekur nga një zhurmë e fortë.

Shkaku i shpërthimit është i paqartë ende. Territori ukrainas është duke u sulmuar nga forcat ruse në disa drejtime: nga rajonet separatiste në Donbas në lindje, nga Bjellorusia në veri dhe nga Krimeja e pushtuar në jug, transmeton media britanik, BBC. Pjesa më e madhe e luftimeve është përqendruar në lindje.

Luftime janë raportuar edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev në veri dhe në qytetet Odesa dhe Mariupol në jug. Sulmet ajrore nga Rusia janë kryer në bazat ushtarake ukrainase dhe aeroporte.

Ushtria ukrainase ka pretenduar se ka rrëzuar të paktën gjashtë aeroplanë, ndërsa Rusia beson se ka shkatërruar më shumë se 70 shënjestra ushtarake në Ukrainë, sipas BBC-së.

/abcnews.al