Rusia njofton se ka marrë nën kontroll një tjetër fshat ukrainas.
“Njësitë e trupave lindore vazhduan të avancojnë thellë në mbrojtjen e armikut dhe çliruan komunitetin Staromayorske në rajonin e Donetsk”, njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes gjatë një konference.
Ushtria ukrainase e kishte pushtuar fshatin në muajin korrik, në kulmin e kundërofensive të saj të madhe verore, e cila përfundoi në dështim, por lejoi rimarrjen e disa territoreve në disa sektorë, kryesisht në jug. Staromayorske ndodhet në pjesën jugore të rajonit Donetsk.
Trupat ruse kanë fituar terren gjatë muajve të fundit në Ukrainë.
/abcnews.al