Lufta në Ukrainë, Rusia: Kemi marrë kontrollin e plotë të Kherson

schedule11:50 - 15 Mars, 2022

schedule 11:50 - 15 Mars, 2022

Një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes tha se forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të rajonit jugor të Ukrainës Kherson.

BBC raporton se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimet e Igor Konashenkov.

Agjencia e lajmeve Interfax-AVN e citoi atë të thoshte se forcat ruse kishin marrë kontrollin e plotë të të gjithë territorit.

LEXO KËTU të gjitha ngjarjet për luftën Ukrainë-Rusi

Videoja në fillim të kësaj jave tregoi banorët në qytetin Kherson duke organizuar një tjetër demonstratë kundër pushtimit rus, pavarësisht se ushtarët rusë qëllonin.

/abcnews.al