“Doomsday clock”, e krijuar nga shkencëtarët atomikë për të ilustruar se sa i është afruar njerëzimi fundit të botës, i zhvendosi akrepat 90 sekonda larg mesnatës, 10 sekonda më pranë nga çfarë qenë gjatë 3 viteve të fundit.
Mesnata në orën e fundit të botës, shënon pikën teorike të asgjësimit. Akrepat e orës zhvendosen më pranë ose më larg mesnatës bazuar në leximin që shkencëtarët i bëjnë kërcënimeve ekzistenciale të një momenti të caktuar.
Ata theksojnë se kërcënimet për luftë bërthamore, sëmundjet dhe brishtësia klimatike janë rënduar si pasojë e luftës në Ukrainë, duke e rritur rrezikun për shfarosjen e njerëzimit.
Buletini do të përkthehet për herët të parë nga anglishtja në gjuhën ruse dhe ukrainase për të siguruar më shumë vëmendje. Akrepat e orës kanë qenë 100 sekonda larg mesnatës që prej 2020, që deri shënonte afërsinë më të madhe më mesnatën që prej krijimit të saj në 1947-tën.
Më larg apokalipsit, ora ka qenë në 1991-shin, pas fundit të Luftës së Ftohtë kur SHBA dhe Bashkimi Sovjetik firmosën një traktat për të reduktuar arsenalin bërthamor.
/abcnews.al

