Zëvendës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq, mirëpriti pjesëmarrjen e Kinës në bisedimet për të arritur një zgjidhje paqësore të luftës së Rusisë në Ukrainë, pasi presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi ditën e djeshme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ne inkurajojmë pjesëmarrjen e të gjitha kombeve kyçe të botës, përfshirë natyrisht anëtarët e Këshillit të Sigurimit, në kontributin që mund të japin për zgjidhjen e krizës që prek Ukrainën dhe Rusinë”, tha Haq në një konferencë për shtyp.
/abcnews.al